Can: Erdha te Juventusi për të fituar tituj

Emre Can është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Sport

09/07/2018 17:23

Mesfushori gjerman këtë verë la Liverpoolin për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

Te Juventus, Can është transferuar si lojtar i lirë.

Në prezantimin e tij te Juventus, Can ka treguar edhe arsyet se pse ka zgjedhur kampionët e Italisë.

“Mentaliteti i Juventusit është që të fitojnë tituj. Erdha këtu për të fituar tituj”, ka deklaruar Can./Lajmi.net/