Campbell në Milan?

Joel Campbell ka pranuar të transferohet në Milan. Sulmuesi i ri i Arsenalit kërkohet nga Rossonerët, mirëpo mbetet të shihet nëse gjiganti londinez do të lejojë kalimin e tij në San Siro.

Sport

04/08/2014 09:39

Sipas njoftimeve nga “Sky Sport”, Milan ka bindur Joel Campbell që të pranojë transferimin në Itali.

Drejtuesit e gjigantit nga San Siro kanë vëzhguar sulmuesin e Arsenalit gjatë Emirates Cup, kanë takuar menaxherin e tij, dhe kanë konfirmuar interesimin për transferimin e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë së fundmi se dëshiron të mbajë Campbellin për t’i dhënë rast në edicionin e ri.

Mirëpo, Milan synon që ta rrëmbejë atë para mbylljes së tregut të futbollistëve duke e transferuar në San Siro.

Nga njoftimet e fundit, gatishmëria e futbollistit ekziston, por do të jetë mjaft e vështirë që të bindet Arsenali për një tjetër largim të tij duke konsideruar faktin se ai sapo është rikthyer nga huazimi.