Camilla Sandri sonte sjellë performancen “Zare” në FemArt

Koreografja Camilla Sandri nga Italia do të sjellë performancen teatrale “GOD’S DICE” për herë të parë në Kosovë, pikërisht në festivalin më të madh feminist në Ballkan, FemArt.

ShowBiz

26/05/2017 18:54

Performanca flet për atë se sa jemi ne të vetëdijshëm për zgjedhjet tona, vendosim për një zgjedhje e jo për një tjetër, cila është rruga që duhet të ndjekim, a na shtyjnë mundësitë neve përpara apo ne jemi lëvizësit?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që do të shtrohen gjatë performancës e cila do të na rrëmbejë tërësisht. GOD’S DICE apo Zare është një performancë që heton idenë e njeriut.

Një grua që pyet për fatin e saj, një ngrënës jete dhe këshillues si Deus Ex Machina do të na vë përpara dilemave dhe enigmave të jetës.

E gjithë performanca është e bazuar në një gjë, besimin dhe në mëkatin e të besuarit në fat, duke u objektivizuar në një gurë me katër qyshe.

Zari, si simbol i numrit të madh të mundësive, shanseve, përleshjeve dhe rreziqeve, por i sjellë nga jeta, përhapet në shfaqje, duke provuar të bartë publikun me empati të plotë për të dhe shfaqjen. /Lajmi.net/