Cameron dhe Khan bashkojnë forcat për Britaninë në BE

Kryetari i sapozgjedhur i Londrës Sadik Khan, është bashkua me kryeministrin britanik David Cameron, në fushatën kundër largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Bota

30/05/2016 18:56

Cameron dhe Khan, i cili është nga radhët e Partisë së Punës dhe kryebashkiaku i parë mysliman, tani ka krijuar edhe pikëpamjen e tij të multi vlerave, i cili ka nisur edhe fushatën para referendumit për të ardhmen e Britanisë, transmeton Indeksonline.

Këta të dy u kërkojnë votuesve që me 23 qershor të mos e votojnë për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është një votë e vlerave tona, të karakterit tonë, se si ne e shohim qytetin tonë dhe vendin tonë në të ardhmen”, tha Khan, duke shtuar se Londra është “qyteti më i madh në botë, dhe nuk e ka pranuar një qasje izoluese”.

Cameron , partia e të cilit është e ndarë thellë mbi këtë çështje, ka thënë se është formuar “një koalicion i jashtëzakonshëm” në favor të mbetjes së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.