Camacho: Neymar ka më shumë presion sesa Bale

Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, José Antonio Camacho insiston se ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, ka më shumë presion sesa ylli uellsian i ‘Los Blancos’, Gareth Bale. “Ata duhet t’i bëjnë performancat më të mira. Neymarit i nevojitet ta shtojë peshën, ndërsa Brazili pret nga ai të jetë fytyra kryesore e Botërorit. Bale…

Sport

13/03/2014 14:40

Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridit, José Antonio Camacho insiston se ylli brazilian i Barcelonës, Neymar, ka më shumë presion sesa ylli uellsian i ‘Los Blancos’, Gareth Bale.

“Ata duhet t’i bëjnë performancat më të mira. Neymarit i nevojitet ta shtojë peshën, ndërsa Brazili pret nga ai të jetë fytyra kryesore e Botërorit. Bale nuk do të shkojë në Botëror, kështu që nuk ka nevojë të jetë protagonist. Por, ai ka punuar shumë vetëm për të qenë në Real Madrid. Kjo është ngazëlluese”, eklaroi Camacho, në një intervistë për të përditshmen spanjolle, AS.

Camacho ka folur edhe për El Clasicon e këtij fund muaji, ku pret një lojë të madhe, ndërsa fituesi mendon se nuk do të dihet deri në fund të takimit.

Sa i përket punës së trajnerit Tata Martino, Camacho thekson se argjentinasi është në një situatë të vështirë, pasi e ka një pozitë të vështirë. Që nga koha e largimit të Pep Guardiolës, trajneri spanjoll deklaron se Barcelona nuk është më e njëjta.