Calzone me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

Lifestyle

22/01/2017 17:44

• 1 pako petë të gatshme drejtkëndore
• 200 g gjizë
• djathë me feta të holla e të buta
• 150 g proshutë e zier në feta ose kuba
• kripë e piper i zi

Përgatitja:

Shtojmë petët në një tavë të veshur me letër furre. I mbushim në mes, duke lënë bosh dy shirita anësorë 4-5 cm, me një shtresë gjizë, një shtresë me copëza djathi me feta e proshutë të zier dhe së fundi, me një shtresë tjetër të hollë gjize.

I hedhim pak kripë dhe piper të zi.

I mbyllim Calzonet duke kthyer shiritat e lënë bosh të petëve në të dy anët, e duke i shtypur me gishta që të ngjiten mirë me njëri-tjetrin.

Kthejmë gjithashtu edhe dy anët e tjera të drejtkëndëshit që kemi formuar, që mbushja të mos dalë jashtë gjatë pjekjes.

I vëmë calzonet në furrë me 180 gradë për aq kohë sa të zverdhet mirë e të fryhet.

Presim dhjetë minuta para se ta shërbejmë, që e brendshmja të mpikset e të forcohet pak.