Call of Duty: Advanced Warfare Day Zero zyrtarisht në shitje

Mijëra adhurues të lojërave nga Mbretëria e Bashkuar do të kenë mundësinë që t'i blejnë kopjet e para të lojës së re të Call of Duty, Advanced Warfare Day Zero.

Fun

03/11/2014 22:39

Loja e re e shumë-pritur nga versionet e Call of Duty – Advanced Warfare Day Zero, ka dalur në shitje në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej 45,000 adhuruesve të kësaj loje i kishin mbuluar më shumë se 300 dyqane në të gjithë vendin, për të siguruar që ata të jenë ndër njerëzit e parë në botë që e luajnë këtë lojë, transmeton Lajmi.net.

Advanced Warfare – në të cilën është pjesëmarrës edhe fituesi i Oskarit Kevin Spacy, që luan si Jonathon Irons, CEO i një korporate ushtarake, i lejon luajtësit që të përdorin të ashtuquajturën ‘exoskeletions’ për të lëvizur nëpër harta marramendëse.

Kjo veçori ka krijuar aftësi për të rritur shpejtësinë dhe shëndetin, të vendoset mburoja, të aktivizohet një mantel, të gjenden pozicionet e armikut dhe të aktivizohet një sistem anti-eksploziv.