Çalhanoglu vazhdon me super gola (Video)

Lojtari i Bayer Leverkusen, Hakan Çalhanoglu ka vazhduar të shënojë supergola, pasi një gjë të tillë e ka bërë në takimin kundër Monchengladbach.

Sport

14/12/2014 20:16

Bayer Leverkusen ka barazuar në shtëpi me skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Golin e parë e ka shënuar Hakan Çahlanoglu në minutën e 18’ të takimit.

Ai lansoi një goditje të fortë me të djathtën e tij, duke e dërguar topin në cepin që ishte i paarritshëm për portierin kundërshtar.

Përndryshe, ai është kërkuar nga disa skuadra të mëdha europiane, pasi konsiderohet si një talent i madh.

Video