Calhanoglu largohet nga Milani, transferohet në Bundesligë

Hakan Calhanoglu mund të rikthehet sërish në Bundesligë pas një sezoni të kaluar në Serie A te Milani.

Sport

23/06/2018 18:15

Aventura e reprezentuesit turk te Milan mund të zgjasë vetëm një sezon.

Mediet në Itali raportojnë se për Calhanoglu, ka interesim nga Gjermania.

Është Leipzig që ka shprehur interesim për 24 vjeçarin, për të cilin Milanit mund t’ia paguajë deri në 30 milionë euro.

Calhanoglu te Milan ishte transferuar në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkusen./Lajmi.net/