Caktohet data e fillimit të La Ligas

Më 19 dhe 20 gusht, do të fillojë sezoni i ri në La Liga.

Sport

13/07/2017 21:34

Federata e Futbollit të Spanjës, ka zyrtarizuar fillimin e sezonit të ri dhe datën e finales së Kupës së Mbretit.

Në njoftim thuhet se edicioni i ri në La Liga fillon më 19 dhe 20 gusht, ndërsa xhiroja e fundit luhet  më 20 maj të vitit 2018.

Po ashtu është caktuar se finalja e Kupës së Mbretit të zhvillohet më 21 prill./Lajmi.net/