Caktohen datat e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa

Federata e Futbollit të Italisë ka caktuar datën e zhvillimit të ndeshjeve Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa.

Sport

17/08/2018 17:32

Këto dy ndeshje ishin paraparë të zhvilloheshin në xhiron e parë të Serie A që starton këtë fundjavë, por aksidenti i tmerrshëm në qytetin e Xhenovas kur rrëzimi i një ure la të vdekur disa persona, ka bërë që Federata e Futbollit të Italisë të shtyjë zhvillimin e tyre.

Në njoftimin e fundit kjo federatë bën të ditur se ndeshja Sampdoria – Fiorentina do të luhet më 19 shtator, ndërsa ajo mes Milanit dhe Genoas me 31 tetor.

Oraret e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve do të përcaktohen në ditët e ardhshme./Lajmi.net/