Cakoviç bëhet hero në Serbi

Portieri serb i Apolonisë, Cakoviç, ka luajtur rolin e heroit pas rikthimit nw vendlindjen e tij, pas skandalit që shkaktoi në ndeshjen kundër Tiranës në Kampionatin shqiptar.

Sport

24/03/2015 15:44

Në Shqipëri kërkoi falje duke thënë se nuk kishte ndërmend të fyente njeri, por në Serbi është portieri serb i Apolonisë, Cakoviç ka bërë rolin e heroit.

Ai ka thënë se e hoqi flamurin pasi tifozi kishte hyrë në fushë për të provokuar atë dhe bashkëlojtarët e tij serbë, shkruan “Albeu.com”.

Një tifoz hyri në fushë dhe shpalosi flamurin kuqezi në fushë por portieri serb e hoqi flamurin duke shkaktuar iritimin e tifozëve dhe bashkëlojtarëve të tij.

Por mesa duket Cakoviç nuk është penduar aspak për veprimin që bëri, madje ndjehet krenar për të në Serbi.