Cakolli: Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti ia bënë puçin e rrëzimit Albin Kurtit
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli i ka reaguar nënkryetarit të VV-së, Dardan Sejdiut, pasi që ky i fundit e përmendi atë dje si njëri nga ata që ka lobuar për Arban Abrashin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Lajme
Cakolli përmes një shkrimi në Facebook thotë Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti në vitin 2015 punuan intensivisht për rrëzimin e Albin Kurtit nga kreu i partisë.
Postimi i plotë:
Dardan, as sms-ët tuaj për shkarkimin e Albinit nuk ua sjellin fitoren
Dardan Sejdiu, nga paniku i humbjes së madhe, ka disa ditë që më përmend si njeriun i cili po e mundëson fitoren e merituar të Arban Abrashit në Prishtinë.
Pasi që Dardan Sejdiu ka filluar të merret me sms-ët e të tjerëve, do të ishte mirë të kthehej në vitin 2015 kur ai së bashku me Shpend Ahmetin punonin intensivisht për të rrëzuar Albin Kurtin nga kreu i partisë.
Unë propozoj që Dardani sikurse mbrëmë që tregonte në TV Dukagjin telefononin me sms për përkrahjen strukturës së PDK-së, dega Prishtinë, të tregojë edhe mesazhet e tij për rrëzimin e Albin Kurtit nga kreu i partisë.
Ua kujtoj që Shpend Ahmeti ishte për rrëzim të shpejt të Albinit, ndërsa ti Dardan për rrëzim me llogaridhënie. E gjithë kjo në fund të mandatit Tuaj.
Kjo do të duhej të ndodhte këto ditë. Mbase ka ndryshuar puna, por gjurmët e puçit kanë mbetur. Tuj pa tuj ba!