Cakolli: Ahmeti po i ikë llogaridhënies së qytetarëve, por s’guxon t’i ikë llogaridhënies së Dardan Molliqajt

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, përsëri ka reaguar ndaj deklaratave të Shpend Ahmetit, i cili po mundohet t’i shmanget temës së punësimeve të militantëve të Vetëvendosjes, duke u marrë me Thaçin e Veselin.

Lajme

23/07/2017 19:34

“Kritikave të PDK-së së Prishtinës, ai tash qenka munduar t’u përgjigjet duke përmendur Veselin dhe Thaçin, pa u marrë këta të fundit fare me të. Shumë dredhan u bë. U mësu me dredh e zhdredh, dreqi. Por, dredha dhe zhdredha nuk guxon t’i bëj veç Dardan Molliqajt. Atij as fjalën nuk guxon t’ia kthejë. Madje, në momentin që fillon t’i belbëzoj, menjëherë i dalin edhe fotot prej jahteve dhe prej Gjermanisë”, ka shkruar Cakolli.

Ky është statusi i tij i plotë: 

Nëse dikush pret prej Shpend Ahmetit t’u japë llogari qytetarëve dhe të tregohet i përgjegjshëm, gabon shumë. Qe katër vjet kurrë nuk u marrë me problemet e qytetarëve. Gjithmonë është munduar të merret vetëm me “tema të mëdha”, që fare nuk janë të tij.

I papërgjegjshëm dhe shumë hipokrit!

Kritikave të PDK-së së Prishtinës, ai tash qenka munduar t’u përgjigjet duke përmendur Veselin dhe Thaçin, pa u marrë këta të fundit fare me të.

Shumë dredhan u bë. U mësu me dredh e zhdredh, dreqi. Por, dredha dhe zhdredha nuk guxon t’i bëj veç Dardan Molliqajt.

Atij as fjalën nuk guxon t’ia kthejë.

Madje, në momentin që fillon t’i belbëzoj, menjëherë i dalin edhe fotot prej jahteve dhe prej Gjermanisë.

Duke i ikur llogaridhënies për financimin e bandës së Dardan Molliqajt me 3 milionë euro, Shpend Ahmeti paska thënë se Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në Kosovë. Subjekte në këto zgjedhje ishin edhe koalicionet e regjistruara në KQZ, edhe partitë. Vetëvendosje nuk është subjekti më i madh dhe nuk dihet ende nëse do jetë partia më e madhe. Koalicioni i PAN-it është subjekti më i madh në këto zgjedhje. PDK-ja nuk ka garuar si parti politike, për t’u matur si parti. Vetëvendosje kishte 120 kandidatë, kurse PDK-ja në listën e PAN-it ka pasur vetëm 49 kandidatë. Tash rezultatet e 120 kandidatëve nuk mund maten dhe krahasohen me ato të 49 kandidatëve.

PDK-ja nuk ka garuar as me kryetarë komunash, sepse nuk i mashtrojnë qytetarët si ju Vetëvendosje dhe ti personalisht. PDK-ja nuk ka garuar as me ministra, por ka garuar me një listë që e kanë vlerësuar si gjithëpërfshirëse, e cila gjithsesi që ka mundur të jetë shumë më e mirë.

Kaq për këtë argumentin e lodhtë tëndin, Shpend Ahmeti. Hajt tash tregona qysh nuk ke pas çare pa u dhënë paga mercenarëve të Dardan Mollotoviqajt në Komunën e Prishtinës?

Fol, se dikur patjetër ke me fol. Nëse jo para publikut, para gjykatësve gjithsesi!