Çaji me 3 përbërës që djeg dhe parandalon akumulimin e yndyrës

Të qenurit në formë ideale në periudhën e verës duket se është makthi më i keq femrave në këtë stine të vitit, pasi veshjet e lehta në trup zor se mund të na mbulojnë defektet, për të mos folur në plazh ku, vetëm modelet duken bukur në rrobat e banjos.

Lifestyle

25/05/2017 21:57

Ndonëse është një pije e ngrohtë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të konsumohet në verë, sepse pasi ta përgatisni mund ta ruani në frigorifer e ta konsumoni gjatë gjithë ditës.

Ky çaj mund të përgatitet shumë lehtë pasi ju nevojiten vetëm 3 përbërës të thjeshtë.

Xhinxher, shkopinj kanelle dhe mjaltë organik.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhinxherin në një tenxhere me ujë për rreth 20 minuta. Pasi këta dy përbërës të jenë zier kullojeni ujin në një kanë dhe pasi të jetë ftohur pak shtoni mjaltin.

Përziejeni mirë derisa të jetë tretur e më pas ruajeni në frigorifer. Mund ta pini në çdo kohë. /Lajmi.net/