Çaji jeshil, aleati më i mirë kundër kancerit të lëkurës

Simboli i ekselencës së kulturës orientale të ushqimit, çaji jeshil është përdorur në mjeksinë popullore indiane, japoneze, kineze dhe tailandeze, për më shumë se një mijëvjeçar.

Lifestyle

19/01/2018 15:50

 

Përfitimet e tij, megjithëse komuniteti shkencor ndërkombëtar nuk i ka ndaluar kurrë kërkimet, lidhen me gjakderdhjen, sheqerin në gjak dhe tretjen. Por gjithashtu shërben edhe për lodhjen dhe shumë përfitime në lidhje me zemrën. Me kalimin e kohës filloi që të vëzhgohet me kujdes ky lloj çaji në të gjithë botën, duke u munduar të kuptojnë edhe më shumë përfitimet që sjell konsumimi i tij.

Çaji jeshil është dhe një antibakterial natyral i shkëlqyer, përsa i përket gojës dhe dhëmbëve, pasi përmban substanca të dobishme në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, apo probleme të tjera të kavitetit oral. Gjithashtu ka dhe përqëndrim të antioksidantëve natyralë, të tillë si poliferoli dhe bioflavonoidi. Çaji jeshil është gjithashtu një aleat i mirë për të ngadalësuar plakjen e qelizave dhe për të nxitur rigjenerimin e indeve, duke luftuar radikalet e lira përgjegjëse për sëmundjet degjenerative.

Sipas disa studimeve, përveç kësaj, kjo pije mund të ketë aftësi mbrojtëse kundër kancerit të lëkurës. Sipas disa studimeve të fundit, ndër të tjera, disa sunstanca që gjenden në çajin jeshil, mund të kontribuojnë në pëngimin e përhapjes së qelizave kancerogjene në fibromat e mitrës. Ndërsa konsumimi i këtij çaji rregullisht, mund të zvogëlojë rrezikun e pneumonisë.

Së fundmi, çaji jeshil kontribuon dhe në rregullimin e nivelit të kolesterolit, por për këtë çështje ende vazhdojnë kërkimet. Ajo që është e sigurt është se ky çaj i ardhur nga Lindja, ka zënë vend në të gjitha raftet e kuzhinave të të gjithë botës. Sigurisht që çaji jeshil nuk të bën keq, por për të pasur më shumë siguri për përfitime të tjera, edhe mrekullibërëse, është më mirë të konsultoheni me profesionistë që kanë dijeni në këtë fushë dhe janë të përditësuar me këto informacione./shije