Çaji i zi kundër stresit

Vetëm pas gjysmë ore pas konsumimit, çaji ndikon në zvogëlimin e stresit

Lifestyle

14/02/2017 00:25

Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.

Kur jeni nën ndikim stresi, pini çaj të zi këshillojnë ekspertët nga universiteti i Londrës. Sepse kjo pije zvogëlon nivelin e hormonit të stresit, kortizolit. Deri te ky zbulim ata erdhën pas hulumtimeve të bëra mbi 75 vullnetarë meshkuj, përndryshe jo duhanpirës dhe me shprehi të pirjes së rregullt të çajit.

Të testuarit u janë ekspozuar situatave stresuese, gjatë së cilës u është matë pulsi, shtypja, kocentrimi i pllakëzave të gjakut dhe kortizoli, është bërë vlerësimi personal i stresit. Ngritja e shtypjes dhe pulsit ka ngelur e njëjt edhe në placebo grupën e cila ka pirë çaj të zi. Por niveli i kortizolit në gjak dhe përjetimi personal i stresit, ishte shumë më i vogël në grupën e cila ka pirë çaj të zi.

Efekti i çajit të zi manifestohet tek pas gjysmë ore nga konsumimi, hulumtuesit theksojnë se ai nuk e parandalon stresin në situata të tilla, por ndihmon për përmirsim të shpejtë të gjendjes të personit të stresuar.

Gjatë kohës së hulumtimit të testuarit nuk kishin konsumuar të tjerë lloje çaji apo kafeje.