Çaji i zi e lufton këtë sëmundje

Çaji i zi ka një rol të rëndësishëm kundër osteoporozës, sëmundje kjo ku kockat bëhen të dobëta e të brishta.

Lifestyle

09/11/2015 16:09

Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ulinrrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës.

Por, zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes.