Çaji i ftohtë që zëvendëson palestrën dhe ka një përbërës magjik brenda

Kurkuma është një rrënjë që bën pjesë në famlijen e xhenxhefilit, famlije që përmban rreth 80 lloje erëzash.

Lifestyle

14/07/2018 23:46

Kultivohet në të gjithë Indinë, në disa zona të Azisë dhe Afrikë.
E bënë të veçantë ngjyra e tij e artë dhe vlerat e paçmuara ushqyese për organizmin. Kurkuma mund të përdoret si erëz në gatime të ndryshme, gjendet në përbërje të mustardës, kerrit, apo djathërave të ndryshëm.

Përdorimi i saj më i thjeshtë mund të jetë në përzierje të ndryshme lëngjesh të përgatitura vetë ose në çaj. Nëse keni dyshime për pirjen e këtij të fundit gjatë verës, ju kujtojmë që mund ta pini të ftohtë, transmeton living.al.

Kurkuma gjendet në tregjet tona si rrënjë por edhe si pluhur.
Sipas studimeve, një substancë që gjendet te kurkuma, e quajtur kurkumina, është përgjegjëse për vetëitë antiinflamatore të kësaj rrënje. Kurkuma përmban gjithashtu shumë vitamin C dhe antioksidantë të tjerë.

Përdorimi i saj këshillohet për pastrimin e mëlçisë, përshpejtimin e proceseve të aparatit tretës, për shkatërrimin e infeksioneve bakteriale, sëmundjet e frymëmarrjes dhe parandalimin e disa lloje të kancerit.

Si të përgatisni çajin?
Përbërësit (masat janë në varësi të sasisë por nëse iu rezulton shumë i fortë në shije mund të shtoni sërish ujë të ftohtë) :
Pak xhenxhefil
Tumerik rrënjë ose pluhur
Piper të zi
Ujë
Mjaltë
Qumësht sipas dëshirës
Kanellë

Përgatitja:

Vini për të zierë ujin me xhenxhefilin dhe tumerikun. Lërini të ziejnë për pak minuta në mënyrë që rrënjët të lëshojnë shijen. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni përbërësit e tjerë, trazojini mirë hde lërini të ftohet. Mund ta pini në temperaturën që dëshironi.

Efektet e tumerikut në aparatin tretës dhe në sistemin kardiovaskular, thuhet se janë të barazvlefshme me 1 orë aktivitet fizik. Sigurisht që efektet janë nëse e pini në vazhdimësi… Çajin mund ta bëni edhe duke zier tumerikun dhe duke i shtuar pak mjaltë.