Çaji i bardhë dhe efektet e tij mbi shëndetin

Çaji i bardhë nuk është aspak një nga zgjedhjet tona kur mendojmë për të konsumuar një pije qetësuese. Përveç kafes, gjatë viteve të fundit, për shqiptarët është bërë një zakon edhe konsumi i çajit, veçanërisht në fundjave, në dimër apo në fund të ditës.

Lifestyle

21/02/2017 01:51

Përveç se janë të këshillueshëm për përdorime dietike, çaji është mjaft i mirë edhe për përdorim të përditshëm.

Çaji i bardhë është i lehtë në shije dhe ul nivelin e sheqerit në gjak si dhe rregullon kolesteolin e keq.  Ai është vlerësuar gjatë dinastisë kineze Song  dhe është pirë në të gjithë oborrin mbretëror. Sot ky çaj për  shkak të veorive të shumta që ka, kërkohet në të gjithë botën. Rritet në Azi, kryesish në Kinë dhe është përfituar e nga e njëjta bimë që bën  çajin e gjelbër dhe atë të zi.

Ky çaj bëhet nga sythet e reja dhe gjethet shumë të njoma të thara lehtësisht. Për shkak të përpunimit shumë të kujdesshëm dhe shumë të lehtë, gjethet përmbajnë antioksidantët e veta të rëndësishme. Antioksidantët tek ky çaj  ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe kancerit. Ai gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak, duke lehtësuar simptomat e diabetit. Zvogëlon stresin dhe rrit energjinë. Studimet tregojnë se mundt të shpejtojnë metabolizmin dhe nxit trupin që të djegë më shumë yndyrë. Me konsumin e çajit të bardhë jo vetëm që do të keni zemër të shëndetshme, por do të ruani dhe kockat duke ndihmuar pacientët që vuajnë nga artritit. Çaji i bardhë  mbron lëkurën dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe plakjes.

Më poshtë po i japim më të detajuara vlerat dhe cilësitë e çajit të bardhë, të cilat pasi ti lexoni, do t’ju  bëjnë, që ta bëni pjesë të dietës tuaj menjëherë çajin e bardhë:

Antioksidant – Përveç çajit jeshil dhe atij të zi, çaji i bardhë është i pasur me veti antioksiduese dhe më saktësisht është një nga armët më të fuqishme që trupi ka për të mbrojtur qelizat dhe për të luftuar ato që njihen si radikalet e lira, efektet e së cilave janë të lidhura ngushtë me plakjen. Çaji i bardhë është shumë i mirë për të gjithë ata persona që jetojnë në qytetet e mëdha dhe që janë të ekspozuar ndaj tym it apo smogut.

Buzëqeshja- Është shumë i mirë për higjienën orale dhe shëndetin e dhëmbëve, kundër gurëzave. Përveç kësaj, çaji i bardhë neutralizon bakteret në gojë, të cilat janë shkaktarët kryesorë të infeksioneve orale.

Lëkura – Nuk ka pije më të mirë për bukurinë se sa çaji i bardhë. Falë vetive të tij anti-plakjes, çaji i bardhë vepron në brendësi të organizmit, duke e bërë lëkurën më të shndritshme dhe më të re së jashtmi. Veç të tjerash, është një barrierë natyrale kundër rrezeve të dëmshme të diellit dhe rrjedhimisht mbron lëkurën në mënyrë të dukshme

Shija- Çaji i bardhë nuk ka një shije me të cilën jemi mësuar, por falë ëmbëlsisë së tij, papilat e shijes aktivizohen dhe nisnin të përshtaten me këtë shije. Veç të tjerash, përmbajtja e tij me teinë është shumë e ulët ndaj është shumë i dobishëm për të gjithë ata që kërkojnë të reduktojnë konsumin e kafes dhe kafeinës.

Përfitime të tjera – Sipas disa kërkimeve, çaji i bardhë është një pije antitumorale, falë përmbajtjes së pasur me flavionide, substanca të afta të luftojnë zhvillimin e tumorit. Ndër të tjera, është shumë i mirë për të rregulluar nivelin e gjakut, të kolesterolit, të mbrojë zemrën dhe kockat.