Çaj pjeshke, pije freskuese

Një pije e shijshme për të freskuar ditët e nxehta. Komplet natyral dhe i përshtatshëm edhe për fëmijët.

Lifestyle

27/07/2016 05:56

Përbërësit:

1 kg pjeshka

2 pako të vogla çaj jeshil ose i zi

1 limon

2 litra ujë

Kuba akulli

Gjethe mëndre ose borziloku

Fruta të tjera sipas dëshirës për dekorim

Pergatitja:

Prisni pjeshkët në feta dhe vendosni të ziejnë në ujë derisa shikoni që fillojnë e shpërbehen. Lërini mënjanë të ftohen plotësisht.

Ngrohni dhe 1 filxhanë çaji me ujë dhe vendoseni në të 2 pakot e çajit të lëshojnë aromën e tyre. Kur të jenë gati hiqni dhe lërini të ftohen plotësisht.

Tani kulloni lëngun e pjeshkëve dhe bashkojeni me çajin në një kane, shtoni disa feta limon akoma disa feta pjeshke dhe lëreni në frigorifer të ftohen mirë.

Në momentin e shërbimit servireni me kuba akulli, fruta të tjera për dekorim dhe ndonjë flet mëndre ose borziloku.