Çaj majdanozi për këmbët e ënjtura

Ënjtja e këmbëve është shpesh një simptomë e hershme e pamjaftueshmërisë venoze ose qarkullimit të dobët të gjakut. Kjo është një lloj gjendje ku gjaku lëvizë në mënyrë të papërshtatshme nga venat në këmbë e deri lartë në zemër.

Lifestyle

03/07/2015 20:17

Normalisht, venat ndihmojnë në rrjedhjen e gjakut për në zemër. Sidoqoftë, kur këto valvula të dobësohen apo të mos e kryejnë punën siç duhet, gjaku rrjedhë përsëri poshtë duke lejuar që lëngjet të mblidhen në këmbë apo shputa.

Ekzistojnë shumë arsye pse këmbët mund t’i ënjten dikujt. Ato arsye përfshijnë:
Mbipesha.
Dieta të pasura me kripë.
Cikli menstrual.
Shtatzënia.
Qëndrimi i tepërt në këmbë ose ulur.

Sidoqoftë, ka disa veprime që mund t’i bëni për të ndihmuar në parandalimin e ënjtjes së këmbëve, transmeton Lajmi.net. Këto veprime përfshijnë:
T’i ngritni këmbët lartë përderisa qëndroni të shtrirë.
Të bëni ushtrime të këmbëve.
Të hani ushqime me pak kripë.
Të lëvizni çdo 30 minuta nëse bëni punë që kërkon të qëndroni më shumë ulur. 
Të pini këtë çaj të mrekullueshëm nga majdanozi.

Pirja e këtij çaji ju ndihmon në heqjen e ënjtjeve në këmbë, për shkak që këto barishte përmbajnë shumë ushqyes. Gjithashtu, një nga vetitë shëruese të majdanozit është se ju lejon që të urinoni më shpesh, duke ju mundësuar kështu që t’i hiqni lëngjet që akumulohen në këmbët tuaja, transmeton Lajmi.net.

Si ta përgatitni këtë çaj të thjeshtë?
Mblidhni rrënjë dhe gjethe të freskëta majdanozi.
Prisni rrënjët dhe gjethet imët dhe përzieni së bashku.
Merrni 5 lugë çaji nga kjo përzierje dhe vendosni në gjysmë litre ujë të vluar për 5 minuta.
Më pas, lëreni të qëndrojë për 20 minuta derisa të freskohet.
Ndani pjesët e ziera të majdanozit nga çaji.

Këshillë shtesë: Ju mund të shtrydhni gjithashtu një fetë limon në të, për një shije më të mirë.

Rekomandohet që ky çaj të pihet 2 herë në ditë, për të arritur efektet e mëdha terapeutike.