Cahill shpërthen kundër Arsenalit

Gary Cahill e konsideron fitoren e Arsenalit në finale e FA Cup si të padrejtë.

Sport

28/05/2017 13:23

Mbrojtësi i Chelseat mendon që goli i Alexis Sanchez duhej anuluar.

“Ishte një gol totalisht i parregullt. Ky është një rregull shumë i çuditshëm. Ai pozicion jashtë loje ishte aktiv, sepse na hutoi neve”, deklaroi Cahill, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sigurisht që është një zhgënjim. Kërkonim që ta mbyllnim sezonin me fitore sepse e dinim çfarë ndjenje është të pësosh humbje”, shtoi ai.

Arsenali e fitoi dje ndeshjen me rezultat të ngushtë, 2:1. /Lajmi.net/