Çahet prapë kordoni i policisë, ambulanca në vendngjarje

Protestuesit e kanë thyer sërish kordonin e policisë. Ata kanë shkuar pranë Kryeministrisë dhe kanë thyer edhe dritaren e dhomës të zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Lajme

16/02/2019 13:42

Edhe këtë herë është ndërhyrë nga policia dhe protestuesit janë lënduar. Një tjetër ambulancë ka ardhur në bulevardin kryesor të vendit “Dëshmorët e kombit”. Ambulanca ka marrë tjetër person të lënduar. Qytetarët gjithashtu mbajnë në duar protestues që kanë marrë lëndime nga më të ndryshmet. /shekulli