Cafu: Ky lojtar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Sipas legjendës braziliane Cafu, Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo sa i përket aftësive teknike.

Sport

24/02/2016 21:50

Cafu beson se Neymar tashmë i ka  tejkaluar Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Në bazë të aftësive të tij teknike, do të thoja që Neymar është më i fortë se Messi dhe Ronaldo aktualisht”, u shpreh ish mbrojtësi brazilian, përcjell Lajmi.net.

“Neymar është braziliani më i mirë. Ai është në një nivel tjetër krahasuar me brazilianët e tjerë”, shtoi Cafu.

Neymar është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira me Barcelonën, ndërsa u përfshi edhe në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë 2015, bashkë me Messin dhe Ronaldon.