Cadillac prezanton konceptin e mahnitshëm të modelit Escala

Prodhuesi amerikan i veturave, ka prezantuar edhe më parë koncepte të Escala, por që kurrë nuk janë prodhura si vetura serike për përdorim.

Auto & Tek

23/11/2016 18:24

Por, kësaj radhe besohet se Cadillac do ta prodhojë këtë formë dhe nuk do të mbetet sikur modelet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Ky ekzemplar është një sedan shumë i madh, që ka hapësirë të bollshme për katër persona, si dhe shumë bagazh. Pos formave të mahnitshme që ka në pjesën e jashtme, enterieri i bollshëm dhe luksoz është shumë i dashur.

Mbi të gjitha bien në sy tabletet e vendosura në çdo cep, teknologjia e lartë e sistemit komandues, që përfshinë kamera dhe ekrane të ndjeshme në prekje.

Në videon e postuar më poshtë, mund t’i shihni nga afër detajet e këtij automobili.

YouTube player