Cadillac dëshiron që të bëhet një “markë e pastër luksoze”

Tani për tani, Cadillac është në një gjendje që shitjet e modeleve të fundit po lëkunden pas një rritje të çmimeve në krahasim me vitin 2013. Megjithatë, shefi i marketingut të kompanisë është i bindur se një numër i ndryshimeve do ta riaktivizojë markën.

Auto & Tek

06/12/2014 23:48

Uwe Ellinghaus, i cili iu bashkua Cadillac-ut në janar kishte punuar për BMW më shumë se 10 vite. Ai tha për Autonews se gjithçka që ai ka bërë ka qenë puna e tij themelore për të krijuar një pamje të re të markës.

“Në terma inxhinierik, ka shumë kuptim që ne të punojmë kundër BMW-së”, tha ai. “Nga një pikëpamje e komunikimit, ju nuk duhet ta ndjekni këtë rregull”.

Çfarë Ellinghaus dëshiron është që ta transformojë Cadillac-un në një “markë të pastër luksoze”, transmeton Lajmi.net.

Dhe hapi i parë për këtë është edhe zhvendosja e selisë nga Detroit në Nju Jork. Kjo do të përkojë edhe me lansimin e modelit CT6 në prill në shfaqjen e veturave në Nju Jork.

Ai komentoi gjithashtu edhe për ndryshimin në emrat e modeleve të Cadillac. Të gjithë modelet sedanë do të kenë një prefiks CT, me “C” që nënkupton Cadillac dhe “T” për Tourer.