Cadillac CT6: Veturë luksoze me 6 cilindra

Cadillac ka prezantuar modelin e ri tepër luksoz para publikimit në shfaqjen e veturave në Nju Jork. Ky model përmban të gjitha veçoritë e luksit për të cilën Cadillac njihet.

Auto & Tek

01/04/2015 19:29

Cadillac do të ofrojë modelin CT6 me tre variante të motorëve, të cilët nuk janë V8. Në vend të tij, motori më i mirë do të jetë një 3 litërsh V6 i cili përdorë dy turbo-mbushës për të prodhuar 400 kuaj-fuqi dhe 400 çifte rrotulluese.

Kjo është një fuqi më e madhe se modelet e BMW të cilët përdorin motorë me turbo-mbushës, transmeton Lajmi.net.

Opsionet tjera të motorëve janë një 3.6 litërsh V6 i cili prodhon 335 kuaj-fuqi dhe një motor tjetër më të vogël 2 litërsh i cili ka katër cilindra, sa për të prodhuar 265 kuaj-fuqi.

Duke përdorur panele alumini në trup, CT6 peshon më shumë se modeli më i vogël CTS, bëhet e ditur sipas Cadillac.

Vetura padyshim është shumë e bukur, të cilën mund ta shihni më poshtë në dy dizajnë të ngjyrave.

01-2016-cadillac-ct6-ny-1 02-2016-cadillac-ct6-ny-1 03-2016-cadillac-ct6-ny-1 04-2016-cadillac-ct6-ny-1 05-2016-cadillac-ct6-ny-1 06-2016-cadillac-ct6-ny-1 07-2016-cadillac-ct6-ny-1 08-2016-cadillac-ct6-ny-1 09-2016-cadillac-ct6-ny-1 19-2016-cadillac-ct6-ny-1 20-2016-cadillac-ct6-ny-1 21-2016-cadillac-ct6-ny-1 22-2016-cadillac-ct6-ny-1 28-2016-cadillac-ct6-ny-12016 Cadillac CT6