Cabellos: Ja pse zgjodha Realin dhe refuzova Barcelonën

Dani Cabellos ka deklaruar se nuk ka hezituar të nënshkruajë për Real Madridin, pavarësisht interesimit të madh që për të ka shfaqur edhe Barcelona.

Sport

20/07/2017 18:05

20 vjeçari, pas tre viteve të kaluara te Betisi, u transferua te Real Madridi, për t’i thënë ‘Jo’ Barcelonës.

“Unë e dija që kam dëshiruar të luaj për Real Madridin, dhe ky ishte qëllimi im”, deklaroi Cabellos.

“Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam krenar që e veshi këtë fanellë”, shtoi ai, duke treguar se pse refuzoi Barcelonën./Lajmi.net/