Cabaye largohet nga PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Yohan Cabaye ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga klubi.

Sport

12/06/2015 12:51

Yohan Cabaye ka thënë se “është e qartë” se duhet të largohet nga Paris Saint-Germain. Mesfushori nënshkroi me kampionin e Ligue 1 në janar të vitit 2014 nga Newcastle.

Por, nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të ekipit nga Parc des Princes.

Andaj, para Euro 2016, Cabaye ka theksuar se dëshiron të luajë në vazhdimësi, dhe kjo nënkupton largimin nga PSG.

I pyetur nga “L’Equipe” nëse pret të mbetet në PSG, Cabaye u përgjigj: “Jo, vërtetë. E di se nëse mbetem mund të bëjë gjithçka, por asgjë nuk do të ndryshojë”.

Cabaye kërkohet nga Crystal Palace.