Caballero: City nuk frikësohet nga Barcelona

Portieri i Manchester Cityt, Willy Caballero është duke insistuar se skuadra e tij nuk frikësohet fare nga përballja e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Barcelonës.

Sport

07/02/2015 23:47

Caballero ka thënë se Manchester City nuk frikësohet nga Barcelona, teksa të dy skuadrat janë duke u përgatitur për përballjen e Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sidoqoftë, City ka mësuar shumë nga ndeshja e vitit të kauar dhe në këtë takim do të futemi në top-formë”, tha Caballero.

“Synimi jonë është që të luajmë më mirë se vitin e kaluar dhe të arrijmë në çerekfinale. Ne nuk frikësohemi nga Barcelona”, përfundoi Caballero.