Bytyqi thotë se në AKA kishte shumë parregullsi, përjashtimi edhe ashtu do të ndodhte

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ka thënë Ministrinë e Arsimit e ka gjetur në një gjendje jofunksionale.

Lajme

07/03/2018 11:59

Bytyqi gjatë fjalimit të tij, ka folur edhe për gjendjen e rëndë në arsim të cilët e ka trashëguar dhe agjenci të politizuara.

Vendimi për shkarkimin e boritit të AKA-së, ka thënë se ka ardhur për shkak të parregullsive të mëdha, që sipas tij, në një të ardhme të afërt edhe ashtu do të përfundonte më përjashtim nga EQAR.

Ministri i Arsimit tha se duhet që të punohet që ky agjencion të jetë i pavarur. /Lajmi.net/