Byrek i shpejtë (Receta)

Një zgjidhje e përkryer kur nuk keni shumë kohë të gatuani.

Lifestyle

07/05/2016 05:54

Përbërësit:

500gr petë të gatshme
100gr margarinë
200ml ajkë kuzhine

Për mbushjen:

200gr ajkë e thartë (schmand)
3 vezë
pak kripë

Përgatitja:

Ngrohet furra në temperaturë 200 gradë. Shtrihet peta në tepsi e pastaj lyhet me ajkë dhe margarinë të shkrirë dhe mbushet me masën e përgatitur me vezët dhe ajkën e thartë dhe mbështillet në formë roleje. Rolet e mbështjellura rendisen në tepsi dhe futen në furrën e ngrohur paraprakisht për 20-30 minuta dhe servohen të nxehta./recetagatimi