Byrek role me hithra dhe djathë të bardhë – Lajmi.net
Byrek role me hithra dhe djathë të bardhë
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:45, 18 November 2017
Përbërësit:

1 pako me peta byreku
300 gr. djathë të bardhë
700 gr. hithra
2 lugë miell
1 vezë
gjysëm gote qumësht
1 lugë të vogël kripë
pak piper të zi
pak majdanoz
3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë
3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:
Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trashë. Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin.

Përziheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë dhe dy lugë vaj ulliri. ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell)

Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy prej tyre, palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje. Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve.

Me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut. Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.

Fjalët kyçe: byrek, Djathë të bardhë, Hithra

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels