Bylbyl Sokoli reagon pas shkarkimit nga KF Llapi

Trajneri Bylbyl Sokoli përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që ka bashkëpunuar te skuadra e KF Llapit.

Sport

12/10/2018 15:26

Bylbyl Sokoli nuk është më një trajner i Llapit. Rahovecaci një ditë më parë ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrës nga IPKO Superliga e Kosovës.

Ish trajneri i disa skuadrave, përmes një postimi në Facebook ka bërë shumë falënderime për gjithë ata që ka bashkëpunuar gjatë drejtimit të skuadrës së Llapit.

Postimi i Bylbyl Sokoli në Facebook:

“PËR:

Një falenderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.

Falenderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falenderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.

Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap.

NGA: Bylbyl Sokoli.”, ka shkruar Sokoli./Lajmi.net/