Bylbyl Sokoli jep dorëheqje pas eliminimit

“Kjo është ndeshja ime e fundit dhe me kaq e mbylli misionit tim me Vllazninë”.

Sport

07/12/2017 15:55

Menjëherë pas disfatës apo eliminimit nga Digital Kupa prej kampionit vjeshtor Llapit, trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli dha dorëheqje.

Ai këtë lajm e dha për Supersport Kosovën, pas ndeshjes së humbur ndoshta edhe pa meritë nga Llapi, sepse Vllaznia krijoi shumë raste të mira shënimi.

“Kjo është ndeshja ime e fundit dhe me kaq e mbylli misionit tim me Vllazninë”, tha Sokoli.