Bylbyl Sokoli i befason të gjithë me klubin e ri

Bylbyl Sokoli është afër marrëveshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Sport

02/11/2016 12:11

Bylbyl Sokoli është shumë afër marrëveshjes me klubin shqiptar nga Maqedonia Shkëndijën.

Ai momentalisht gjendet në Tetove dhe vijon bisedimet me drejtuesit e klubit. Nëse gjithçka shkon sipas planit Sokoli do të rikthehet në pankinen e Shkëndijës pas shumë viteve, njofton Gazeta Sheshi.

Ai gjithashtu ka qenë trajner edhe i Renovës, ndërsa më pas ka vijuar punën në Kosovë.

Udhëheqësia e re e klubit nga Maqedonia duke e njohur nga afër Bylbyl Sokolin duan që ai të udhëheqë ekipin në vazhdim. Vetëm disa ditë më parë ai thurri lavde për kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin.

Kujtojmë që Sokoli ishte së fundmni kryetrajner i Gjilanit dhe më pas nuk ka drejtuar as një skuadër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.