‘Bye bye’ Man Utd

Mesfushori Tom Cleverley është duke negociuar largimin e tij nga Manchester United. Reprezentuesi anglez dëshiron t’i bashkohet rivalit të Premierligës, Aston Villa.

Sport

01/09/2014 15:21

Tom Cleverley është duke negociuar largimin e tij nga Manchester United, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediat britanike kanë njoftuar se mesfushori dëshiron të transferohet te rivali Aston Villa. Dhe, Cleverley dëshiron të kompensohet për 12 muajt e fundit të kontratës së tij në Old Trafford ku përfiton 63 mijë euro në javë dhe mund të marrë 1.25 milionë euro nga klubi me Villan që është i gatshëm të paguajë një kompensim për të realizuar marrëveshjen.

Everton po ashtu ka shprehur interesim për mesfushorin por Villa është favorit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez me një ofertë me vlerë prej 9.75 milionë euro.