‘Bye bye’ Federer

Shpresat e Roger Federerit për të fituar titullin e gjashtë në US Open u shuan të martën pas humbjes së befasishme nga spanjolli Tommy Robredo në New York. 32-vjeçari nga Zvicra i cili u eliminua në rrethin e dytë të Wimbledonit dy muaj më parë, pësoi në Lous Armstrong Stadium në tre sete me rezultat…

Sport

03/09/2013 13:11

Shpresat e Roger Federerit për të fituar titullin e gjashtë në US Open u shuan të martën pas humbjes së befasishme nga spanjolli Tommy Robredo në New York.

32-vjeçari nga Zvicra i cili u eliminua në rrethin e dytë të Wimbledonit dy muaj më parë, pësoi në Lous Armstrong Stadium në tre sete me rezultat 7-6 (7-3), 6-3, 6-4.

Federer shfrytëzoi vetëm dy nga 16 brejk-poena dhe bëri 43 gabime të padetyrueshme – 20 me armën e tij më të fuqishme, dorën e majtë – dhe humbi pas dy orë e 24 minutash lojë.

“Në një formë e mposhta vetveten, pa dashur të ia heq meritat Tommyt. E shkatërrova veten, dhe kjo është dëshpëruese, e sidomos në një fushë të shpejtë. Nuk arrita ta bëjë dallimin dhe ishte një paraqitje dëshpëruese”, deklaroi Federer pas ndeshjes.