Bye bye Djokovic

Novak Djokovic u përshëndet nga Australian Open. Kampioni në fuqi u mposht nga Stanislaw Wawrinka pas një dueli të jashtëzakonshëm që zgjati pesë sete, 2-6, 6-4, 6-2, 3-6, 9-7. Djokovic kishte fituar 14 ndeshje të njëpasnjëshme kundër Wawrinkas por kjo seri negative mori fund, njësoj sikurse një numër i madh i statistikave tjera. Serbi ishte…

Sport

21/01/2014 12:49

Novak Djokovic u përshëndet nga Australian Open. Kampioni në fuqi u mposht nga Stanislaw Wawrinka pas një dueli të jashtëzakonshëm që zgjati pesë sete, 2-6, 6-4, 6-2, 3-6, 9-7.

Djokovic kishte fituar 14 ndeshje të njëpasnjëshme kundër Wawrinkas por kjo seri negative mori fund, njësoj sikurse një numër i madh i statistikave tjera.

Serbi ishte i pamposhtur në 25 meç në Australian Open, por me kalimin në gjysmëfinale, Wawrinka siguroi se tenisti i dytë në botë duhet të niset sërish nga zeroja.

Wawrinka, bartësi i tetë, do të takohet me Tomas Berdych, për një vend në finale.

“Jam munduar të jem agresiv, të mos dorëzohem. Kisha pak sa probleme fizike, ishte vështirë dhe isha në tension. Por, në fund ia dola dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi Wawrinka.