“Bye bye” Chelsea, transferohet në Milan (FOTO)

Milan është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Chelseas, Mario Pasalic.

Merkato

25/08/2016 08:49

Mario Pasalic do të jetë përforcimi i ardhshëm në Milan.

Mesfushori i Chelseas do të transferohet në San Siro në formë të huazimit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Pasalic është pronë e Chelseas por nuk ka luajtur asnjëherë për “Blues”, përcjell “Lajmi.net”.

Ish mesfushori i Hajduk Splitit është futbollist shumë i pëlqyer nga trajneri i ri i Milanit, Vincenzo Montella.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.