“Bye bye” Chelsea, Morata zgjedh klubin e ri

Alvaro Morata ka kaluar një sezon të vështirë në Chelsea pas transferimit nga Real Madrid.

Sport

17/04/2018 09:14

Alvaro Morata ëndërron rikthimin në Juventus.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar një sezon të vështirë në Chelsea pas transferimit nga Real Madrid.

Andaj, ai spekulohet se mund të largohet nga “Blues”, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Tuttosport” raporton se Morata preferon rikthimin te ish skuadra e tij, Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Por, rikthimi i tij në Torino nuk do të jetë i lehtë për t’u realizuar për shkak të çmimit të lartë që pritet ta kërkojë Chelsea, për shitjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/