lajmi.net

Bye bye Arsenal

Nicklas Bendtner ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali, pas skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit. Sulmuesi danez, i rikthyer në ekipin e parë këtë edicion pas disa periudhave të huazimit, kishte shpresuar se do të zë vend në planet e Arsene Wengerit. Por, ai nuk arriti të fitojë statusin e…

Sport

04/03/2014 08:59

Nicklas Bendtner ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali, pas skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit.

Sulmuesi danez, i rikthyer në ekipin e parë këtë edicion pas disa periudhave të huazimit, kishte shpresuar se do të zë vend në planet e Arsene Wengerit.

Por, ai nuk arriti të fitojë statusin e titullarit dhe së fundmi ka mbetur edhe prapa francezit të ri Yaya Sanogo. Andaj, Bendtner ka plane tjera.

“Nuk do të mbetem në Arsenal, paraqitjet e vazhdueshme janë ajo që kërkoj”, deklaroi ai.

“Plani është të vazhdoj përpara. Jam i gatshëm për një sfidë të re. Pasi të gjej klubin e duhur, jam i sigurt se gjithçka do të rregullohet, dhe nuk do të kem më lëndime”.

Lajmi vjen si goditje e rëndë për Arsenalin që humb mundësinë të përfitojë nga shitja e sulmuesit pasi kontrata e tij me klubin do të skadojë në fund të sezonit.

Bye Bye Arsenal

Thomas Vermaelen mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit nëse deri atëherë nuk rikthehet në formacionin bazë të gjigantit londinez. Qendërmbrojtësi, i cili do të jetë titullar për Belgjikën kundër Uellsit sonte në Brukse, ka deklaruar se do të rishqyrtojë opsionet e tij nëse vazhdon të jetë rezervist në Emirates. Ekipi i…

Sport

15/10/2013 09:25

Thomas Vermaelen mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit nëse deri atëherë nuk rikthehet në formacionin bazë të gjigantit londinez.

Qendërmbrojtësi, i cili do të jetë titullar për Belgjikën kundër Uellsit sonte në Brukse, ka deklaruar se do të rishqyrtojë opsionet e tij nëse vazhdon të jetë rezervist në Emirates.

Ekipi i selektorit Marc Wilmost është kualifikuar për në Kampionatin botëror, për herë të parë pas 12 vjetësh me fitore ndaj Kroacisë të premten. Dhe, joshja e udhëtimit në Brazil është e madhe në mendjen e mbrojtësit.

Ai përballet me një betejë në klub dhe Kombëtare në mënyrë që të sigurojë ftesën. Vermaelen ka humbur vendin në formacionin bazë të Arsenalit nga dyshja Laurent Koscielny dhe Per Mertesacker, dhe ka detyrë ngjashëm të vështirë te Belgjika ku Vincent Kompany dhe Jan Vertonghen ia bllokojnë rrugën.

LM