Buzhala i përgjigjet vajzës së Xhamajl Mustafës

E plotësuar: Ish deputeti i PDK-së, i është përgjigjur vajzës së Xhemajl Mustafës, pasi ajo kishte kërkuar nga ai, se nëse i dinë autorët e vrasjes së babait të saj, të tregojë se kush janë ata. 

Lajme

21/11/2014 21:17

“Beriane, nuk di më shumë se sa më kanë treguar deputetët e LDK-së, gjatë kohës kur isha deputet”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

_______________________________________________________

Vajza e Xhemajl Mustafës – Buzhalës: Nëse e di, trego kush ma vrau babën

Pas një shkrimi të ish-deputetit të PDK-së, Berat Buzhala në të cilin thoshte se SHIK-u nuk i ka vrarë aktivistët e LDK-së, duke përfshirë Xhemajl Mustafën, ka reaguar vajza e këtij të fundit.

Berianë Mustafa, gazetare në Radio Kosova i ka kërkuar Buzhalës që të tregojë se kush ia ka vrarë babanë, nëse e di këtë.

“Berat Buzhala mos luaj ulte. Nëse je ka do me vazhdu me ja bo PR-in PDK-së jashtë partisë vazhdo ama jo duke e laku emrin e babës tim. Nëse ti po e dishe kush e ka vra çelu burrë e trego”, ka shkruar Mustafa. 

Për këtë temë Buzhala ka folur sërish në një debat në RTK, ku ka thënë, se të gjithë ata që dyshojnë në dikë se ua ka vrarë familjarin, bashkëpartiakun, duhet ta kërkojnë zbardhjen e rastit në mënyrë institucionale, pse jo edhe duke formuar ndonjë komision parlamentar.