Buxheti për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Qeverisë.

Lajme

23/10/2018 15:02

Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e viti 2019.

Me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë te ditur se buxheti shtetëror për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se një buxhet i tille paraqet një rritje të madhe krahasuar më atë të vitit 2018.

Hamza po ashtu ka vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës ka qenë më e madhja në rajon.

Hamza këto komente i bëri në Shqyrtimin e Raportit Nëntëmujor Financiar te Buxhetit për vitin 2018.

I njëjti është miratuar nga Qeveria e Kosovës. /Lajmi.net/