Buxheti i vitit 2019, 300 milionë euro të ndara për sektorin e arsimit

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e rregullt plenare.

Lajme

06/12/2018 12:37

Aty sot pritet të votohet edhe për buxhetin e vitit 2019, shkruan lajmi.net

Në arsyetimin e tij, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se dikasteri që ai drejton do të donte të bënte më shumë, mirëpo se mundësitë për financim janë të kufizuara.

Ai ka thënë se rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë rreth 4.7 për qind në terma real.

“Rritja ekonomike e matur pritet të jetë 4.7 për qind në terma real, ndërkaq në ata nominal 5.4 për qind. Rritja mbështetet nga konsumi dhe rritja e eksporteve. Publikimet e fundit flasin për një performancë të mirë të ekonomisë tonë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se çmimet për vitin e ardhshëm pritet të jenë stabile, ku inflacioni është 1 për qind.

Të hyrat kryesore, pritet të jenë nga politikat tatimore, administrimi i tatimeve dhe doganave.

Po ashtu Hamza ka bërë të ditur se të hyrat pritet të jenë mbi 1 miliardë e 400 mijë euro.

Hamza ka thënë po ashtu se sektorët që do të kenë më së shumti prioritet në investime, do të jenë në sundimin e ligjit, arsimin dhe shëndetin.

“Sipas sektorëve kemi vendosur prioritetet kryesore. Në këto prioritete përfshihen sundimi i ligjit, arsimi, shëndeti”, ka thënë ai.

“Në sundimin e ligjit do të ketë tejkalim të shumës prej 200 milionë euro”, ka thënë Hamza.

“Për sektorin e arsimit janë rritur investimet rreth 10 për qind, pra rreth 300 milionë euro”, ka bërë të ditur ai.

“Për shëndetësinë, ndarjet buxhetore pritet të rriten për 18 për qind, ndërsa buxheti për këtë sektor përfshinë rreth 234 milionë euro”, shtuar Hamza.

Votimi pritet të mbahet pas mbajtjes së diskutimeve. /Lajmi.net/