Buxheti i vitit 2018 votohet të dielën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë një seancë plenare edhe të dielën.
Lajme
Kjo seancë do të mbahet për të votuar edhe një herë buxheti për vitin 2018.
Edhe pse për këtë nuk pati pajtim mes grupeve parlamentare, këtë e vendosi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Seanca e së dielës do të mbahet në orën 15:00.
Të mërkurën buxheti për vitin 2018 , në lexim të parë nuk mori votat e mjaftueshme./Lajmi.net/