Buxheti dërgohet në lexim të dytë

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka vendosur që projektbuxheti për vitin 2014 të shkojë në Kuvendin e Kosovës për lexim të dytë. Gjatë mbledhjes së këtij komisioni u kërkua që të bëhet shpërndarja e mjeteve për ish të burgosurit politikë.

Lajme

04/12/2013 15:02

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, u vendos me shumicë votash që projektbuxheti për vitin 2014 të kalojë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Përkundër kësaj, anëtarët e këtij komisioni patën paqartësi dhe diskutuan për to. Deputeti Hydajet Hyseni tha se në pjesën ku parashihet që të bëhet kompensimi i ish të përndjekurve politikë dhe të burgosurve politikë.

”Ju e kini hallin e financave, dhe ne jemi marrë vesh që ajo të ndahet si total, në periudhën 5 vjecare dhe të mos reflektohet pragu dhe ne do ta respektojmë” – u shpreh deputeti Hyseni.

Ndërkaq, Ministri i Financave Besim Beqaj, kërkoi nga deputeti Hyseni që të ja sjellë listën përfundimtare të të përndjekurve politikë dhe të ish burgosurve politikë, sepse pa këtë listë ministra nuk mund të fillojë të bëj shpërndarjen e mjeteve- anipse për këtë kategori janë ndarë 2 milionë euro në buxhetin e vitit 2014.

”Nëse seanca vendosë që Ministria e financave t’i prish raportet edhe me FMN-në dhe me të tjerët, unë jam dakord me e respektu vullnetin e qytetarëve, por të jetë e qartë se kjo nuk ka çon në rrugë të shëndoshë të buxhetit”, tha Ministri Beqaj.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami kërkoi nga Ministri Beqaj që te pjesa e shkurtimeve dhe ri-alokimeve të mjeteve të mos ketë ndërhyrje politike.

“E kemi pasur ne rastin që shkurtimet që janë bërë kohën e fundit, ne e kemi konsideruar në bazë të evidencave plotësisht prej terrenit, kanë qenë plotësisht politike”.

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme miratoi edhe Raportin për rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Projektbuxheti qe miratuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, para dy javëve.