Butrint Imeri përfundon koncertet: Faleminderit që keni qenë pjesë e një vere të paharruar

Ka qenë njëri nga artistët më të kërkuar gjatë kësaj vere.

ShowBiz

23/08/2018 17:24

Fjala është për Butrint Imerin i cili këtë verë ka bërë bujë me koncertet e mëdha anembanë trojeve shqiptare, shkruan lajmi net.

Pasi jemi në fund të muajit gusht, siç shihet sezona ka përfunduar edhe për Butrintin i cili ka ndarë një video në Instagram duke falënderuar fansat e tij.

“Faleminderit qe keni qene pjese e nje vere te paharruar, kena me e mbajt mend shume gjate..”, ka shkruar ai ku në video shihet të jetë një atmosferë e paharruar.

“Ma cherie” dhe “Alea”, janë dy projektet e suksesshme të Butrintit të cilat kanë marrë qindra e mijëra klikime në kanalin, Youtube./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bm01pIEn53U/?hl=en?&taken-by=butrint_official