Butrint Imeri i gëzohet suksesit të ‘MaCherie’, zbulon projektin e radhës

Mëngjesin e sotëm, Burtint Imeri e ka nisur shumë mbarë.

ShowBiz

23/05/2018 11:11

Kjo pasi mori vesh që kënga e tij e re ‘MaCherie’ ka arritur të klikohet mbi 5 milion herë në kanalin zyrtar në youtube, shkruan lajmi.net

Ka vetëm një javë prej kur kënga është publikuar dhe ka arritur të bëhet një super hit, andaj Butrinti nuk ka pasur se si të mos i falënderoj fansat e tij edhe publikisht.

”Mëngjesi nuk ka si fillon më mirë se sa me e pa qe #MaChérie tashmë ka kalu mbi 5 milion shikime në vetëm një javë nga publikimi. Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues të gjithë juve dhe bashkëpuntorve për suksesin e ri që kemi arritur”, ka shkruar ai ku pranë këtyre fjalëve ka zbuluar poashtu projektin tjetër veror i cili pritet të publikohet pas suksesit të ‘MaCherie’.

”Shihemi në projektin e ri veror nga Azia”, ka përfunduar Imeri./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjHQJRbnnpL/?hl=en?&taken-by=butrint_official

YouTube player